FAQJA KRYESORE KUSH JEMIPOSTA ELEKTRONIKE KONTAKTE
Kalendari 2010 Njoftime Ngjarje

JANAR - QERSHOR

25-26.01.10 - Seminar 2 ditor - Projekti AdrionTour për paketat turistike shumëvendeshe. më shumë

26.02.10 - Seminar për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.
më shumë

28.03-07.04.10 - Konkurs me 24 shkollat 9 vjeçare të Durrësit "Rinia shkollore dhe Sipërmarrja e lirë private”. më shumë

14.05.10 - Seminar mbi CIP – Programi për Konkurueshmërine dhe Inovacionin. Thirrja e 2010 për Eco-Innovation. Bashkëpunim me METE, Eracon Ltd (Kroaci), Institutin Agenda (Tiranë). më shumë

08.06.10 - Takim me biznese polake - Prezantimi i Portit dhe i oportuniteteve të biznesit në rajonin e Durrësit. më shumë

15.07.10 - Seminar i organizuar nga Dhoma dhe Cdq Italia, "Certifikimet e cilësisë"

 

Guidë ekonomike
Economic Guide

Guida e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës

LIDHJE TE DOBISHME

Tek Legjislacioni ne linkun Tregtar (www.mete.gov.al) mund te gjeni lidhje te dobishme me disa nga sitet me te rendesishme te Institucioneve Shqiptare

 


Anëtaresimi '10

Të nderuar biznesmenë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ju fton të bëni antarësimin duke paguar kuotën vjetore për vitin 2010. Ne këtë menyrë ju përfitoni nga mundesitë dhe shërbimet që ofron Dhoma dhe njëkohësisht bëheni pjesë aktive e komunitetit të biznesit në Durrës.
 

NJOFTIME
Panaire të ndryshëm ndërkombëtarë

15-19 Qershor  2010
Panairi i 6-të i Industrisë së Kozmetikës “BEAUTY EURASIA ”




Për më shumë klikoni anash te Komunikimi

VEPRIMTARI TE DHOMES 
JANAR - DHJETOR 2010

Lëvrimi i "shërbimeve të nevojshme për biznesin", gjatë kësaj periudhe është përqendruar në këto drejtime kryesore:

-Regjistrimi i antarëve mbetet një nga shërbimet kryesore të Dhomës. më shumë

-Sporteli i QKR-së me rreth 200 aplikime në muaj, është një shërbim më shumë për biznesin. më shumë

-Sporteli i QKL-së është një shërbim më shumë për biznesin. Eshtë hapur në Prill 2010 e deri tani ka dhënë rreth 73 liçensa. më shumë

-Çertifikimi i biznesit. Dhoma e Tregtise dhe Industrise Durrës ka lidhur nje marreveshje me CDQ Italia mbi asistencen teknike ne pergatijen e bizneseve per te marrë një certifikatë cilësie. më shumë

-Qendra e Ndërmjetësimit pranë Dhomës, për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve tregtare dhe / ose kontratuale.Në jo më shumë se 45 ditë mund te zgjidhni një çështje, me titull ekzekutiv të njëjtë me vendimet e Gjykatës më shumë

-Tregtia Ndërkombëtare me asistencen për lëvizjen e lirë jashte shtetit, misionet biznesore, ekportet dhe importet. Për më shumë mund të shikoni te Çertifikatë e Origjinës, Pasaporta e Shërbimit, Viza,Mundësi biznesi, Partnerë.

- Lobing për zgjidhjen e problemeve të biznesit me Administratën qëndrore dhe vendore.
Në periudhën 10-30 Maj 2010, Dhoma shprehu qëndrimin e saj për p-ligjin mbi akcizën për ambalazhet. Por, në Kuvend ai aprovua krejt në të kundërt. më shumë

Njoftim për kasat

Ju kujtojmë se perpjekjet tona të përbashkëta për ndërtimin e një ekonomie formale janë përcaktuar tashmë edhe me detyrim ligjor për pajisjen me regjistrues elektronik fiskal të ambienteve tuaja të biznesit!
Pajisja me regjistrues elektronik fiskal duhet të ndjekë kalendarin:

  • nëntor 2008 - maj 2009, bizneset Tatimpagues të Mëdhenj
  • janar-dhjetor 2009, bizneset e regjistruara në TVSH dhe pagues të tatimit mbi fitimin
  • brënda qershor 2010, biznesi i vogel operues në Bashkinë Durres,dhe në komunat Golem,Rrashbull
  • brënda dhjetor 2010, e gjithë pjesa tjeter e biznesit të vogël

më shumë

Njoftim për dorëzim bilanci

Të nderuar subjekte tregtare
Ju njoftojmë se QKR bën depozitimin e aktivitetit tregtar për vitin ushtrimor 2009 dhe do te behet vetëm në format elektronik (CD) dhe do te dorëzohet dorazi në të gjitha sportelet e QKR-së.
Me besimin se është në interesin tuaj!

më shumë

AdrionTour

Ju njoftojmë se Dhoma është partnere në projektin AdrionTouR të drejtuar nga Forumi i Dhomave të Adriatikut dhe Jonit. Ky projekt ka synim të promovoje markën e re turistike "ADRION", si një markë unike për të gjithë operatorët dhe njesitë turistike aktive në pellgun Adriatik-Jon. Tashmë ju keni mundësi të promovoni biznesin tuaj gratis me anë të një websajti të përbashket  për 7 vendet e këtij pellgu: Italia,Sllovenia,Kroacia, Bosnje-Herzegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia. Po ashtu, ju mund të përfitoni audit dhe trajnim të stafit tuaj nga ekspertë të huaj të ofruar nga projekti AdrionTouR, për krijimin e paketave turistike shumëvendeshe.
Me besimin se është në interesin tuaj, ju lutemi plotësoni formularët dhe ktheni në të njëjtën adresë me e-mail, duke bere dhe një kopje cc tek adresa e jonë: info@ccidr.al
më shumë

FORUMI AIC
Edicioni 10 - të

Nga data 26-28 Maj 2010 u zhvillua në Ancona - Itali edicioni X i Forumit të Dhomave të Adriatikut dhe Jonit.
Ky edicion u fokusua tek "Akti i Bisnesit të Vogël" (Small Business Act), një dokument i Komisionit Europian, që fton te 27 shtetet e BE për përmirësimin e politikave globale në mbështetje të lulëzimit të SME-ve.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës u përfaqesua nga :
Z. Andrea Xhavara, në mbledhjen e Bordit Drejtues dhe në Tryezën e Turizmit.
Z.Bujar Dhima, N/Drejtor i APD, në Tryezën e Transportit.
Znj. Emila Subashi, në Gjykatën Ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit

Informacione për veprimtarinë e Forumit mund të gjeni në adresën www.forumaic.org.

Vlerësime për mbështetjen me kredi të SME-ve në Itali më shumë

PAKTI ME SIPERMARRJEN

Tashmë është bërë e qartë për të gjithë aspirata e Shqipërisë per t’u bashkuar me familjen europiane. Dëshmi të veprimit të këtij prioriteti madhor shqiptar janë pa dyshim antarsimi në NATO, përpjekjet serioze për liberalizimin e vizave, paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe thellimi i reformave në vend, shoqëruar me investime të jashtë zakonshme në infrastrukturë. Por, po aq e qartë për të gjithë është se karta e integrimit europian nënkupton në radhë të parë arritjen e standarteve të përcaktuara për të gjitha fushat e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike. Dhe ky konstatim vlen, sigurisht, edhe për marrdheniet Shtet-Sipërmarrje.
Në lidhje me kete Pakt, Z. A.Xhavara beri nje prononcim, në seancën plenare te edicionit X te forumit AIC më shumë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka lidhur një marrëveshje me CDQ Italia mbi asistencën teknike në përgatitjen e bizneseve për të marrë një certifikate cilesie. Sipas kesaj marreveshje, per bizneset antare te Dhomes, CDQ Italia do te aplikoje tarifa 15% me te ulta se cmimet e shpallura prej saj.
më shumë

Përfshirja në projekte

Me synim bashkëpunimin me të huajt për të fituar know-how, si dhe realizimin e veprimtarive të mbështetura me donacione, Dhoma ka nënshkruar partneritetin në disa projekte, si:
ADRION, në kuadrin e programit IPA, me partner lider Regione Marche, kushtuar promovimit të turizmit.

DELMVET, në kuadrin e programit IPA, me partner lider Keshilli i Qarkut Durrës, kushtuar menaxhimit të formimit dhe arsimit profesional.

IPICA, në kuadrin e programit IPA, me partner lider Fondacioni i Universitetit "Gabrielle D'Annunzio" Pescara, kushtuar rolit të pronësisë intelektuale për rritjen e aftësive konkuruese.

RI.QUA, në kuadrin e programit italian sipas ligjit 84/2001, me partner lider Centro Estero Veneto, kushtuar standarteve cilësore të ofertës turistike.

FILIERA DEL TURISMO, në kuadrin e programit italian sipas ligjit 84/2001, me partner lider Union Camere Italiana, kushtuar koperimit të rajoneve Emilia Romagna dhe Marche me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

PROMOZIONE DI PMI, në kuadrin e programit italian sipas ligjit 84/2001, me partner lider Dhoma e Tregtisë Spezia, kushtuar mundësive të bashkëpunimit ndërmjet SME-ve italiane dhe shqiptare në Bashkinë Durrës.

 

21.07.2010
2010 Durrės' Chamber of Commerce and Industry - Albania. All rights reserved. Terms of Use and Disclaimer