Popullsia Qarku i Durresit me rreth 351,899 banore (Drejtoria e Statistikave Durres – 2005) renditet is rajoni i trete per nga popullsia, pas rajonit te Tiranes dhe Fierit. Ne raport me pjesen tjeter te Shqiperise, Qarku i Durresit perben 12% te gjithe popullsise se Shqiperise; 12% te gjithe popullsise urbane dhe 7% te gjithe popullsise fshatare.
Ekonomia Qarku i Durresit paraqet mundesi te shumta ekonomike, ne te veprojne rreth 6,3008 ndermarrje aktive (pa perfshire aktivitetin privat bujqesore) duke e renditur ne vendin e dyte pas rajonit te Tiranes. Pozicioni i Qarkut te Durresit ne Qender te Shqiperise, vendosja e portit me te madh te vendit, fuqite investuese nga dergesat e emigranteve dhe burimet te natyrore per zhvillimin e turizmit , kane favorizuar zhvillimet ne disa sektore te ekonnomise rajonale dhe krijimin e nje numri te madh te ndermarrjeve aktualisht aktive.
Trasporti Per shkak te pozicionit gjeografik, Qarku i Durresit eshte i lidhur me akset kryesore te linjave te komunkacionit. Durresi eshte gjithashtu pika hyrese e Koridorit VIII-te gjith Europian qe shkon deri ne Varna(Bullgari) dhe koridorit gjith shqiptar qe shkon deri ne Prishtine. Rajoni i Durresit eshte nje pike e rendesishme lidhese e transportit detar ( per shkak te te qenit Porti kryesor i Shqiperise), me ate hekurudhor , automobilistik dhe ajror
Ndertimi Paraqet zhvillime te rendesishme te lidhura me ndryshimet demografike dhe zhvillimet ekonomike. Jane rreth 70 sipermarres ndertimi te cilet kane siguruar ndertimin e disa qendrave urbane ne qark. Investime te rendesishme jane realizuar vecanerisht ne zonen e plazhit dhe ne pjesen veriore te Durresit
TurizmiTurizmi eshte nje industri me ndikim te rendesishem ne ekonomine e Qarkut. Me mbi 700 000 vizitore ajo gjeneron te ardhura dhe nga industri te tjera si agroindustria, transporti , ndertimi etj.
Nderkombetarizimi i ekonomise Janë një numër i konsiderueshem ndermarjesh të perbashkëta që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Qarkun e Durrësit , gjithashtu sistemi i prodhimit siguron eksporte të perfshira ne fushën e prodhimeve bujqesore, të veshjeve, të bimëve medicinale etj.
|