ITAC
( Innovation Technology for Adriatic Competitiveness)
Projekti ITAC, me partner lider Dhomen e Tregtise se Ankones, financohet me fonde te programeve INTERREG III dhe CARDS. Ne kete projekt eshte perfshire edhe Dhoma e Tregtise Durres se bashku me disa dhoma te tjera te Italise, Kroacise, Serbise, Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines. Projekti synon te mbeshtese rinovimin teknologjik te bizneseve te vogla dhe te mesme. Me nje fond prej afro 19 mije Euro te programit CARDS do te mbeshteten nje sere aktivitetesh me bizneset ne Durres si:
- Vleresimi i gjendjes se teknologjise se perdorur dhe i nevojave per rinovimin e saj.
- Gjetja e rrugeve per realizimin e rinovimeve (fornitore te huaj, burime financimi)
- Shkembimi i pervojave nepermjet vizitave dhe kontakteve reciproke.
Realizimi me sukses i ketij projekti kerkon sigurisht gatishmerine e bizneseve tona per te bashkepunuar me specialistet, ne auditet qe ata do te kryejne me ane te pyetesoreve, intervistave direkte, vizitave ne vendet e biznesit, etj. Ne perfundim te fazes se pare te vleresimit do te kemi nje “ harte ” me karakteristikat ekonomiko-industriale te SME-ve ne Qarkun e Durresit. Ky material i perpunuar me metodiken italiane do te jete nje dokument shume i vlefshem, sepse do te pasqyroje dhe tendencat e zhvillimit ekonomiko- industrial te rajonit tone. |
DETI I SHQIPONJAVE
Projekt nderkombetar per zhvillimin e turizmit ne Durres
Projekti – Deti i Shqiponjave synon:
Te rrise vlerat zonave turistike te Qarkut Durres
- Te analizoje dhe te promovoje oferten turistike te bregdetit te Durresit duke evidentuar avantazhet konkuruese
- Te rrise burimet e terheqjes se vizitorit turistik, perfshire ato historike, kulturore dhe ambjentale
- Zhvillimin e turizmit te mbeshtetur nga sektoret e tjere qe ndihmojne indirekt
Keto objektiva do te realizohen nepermjet aktiviteteve te listuar me poshte :
- organizimit te hartes turistike , qe do te perfshije hotelet dhe agjensite turistike, muzeumet, institucionet , qendrat arkeologjike, qendrat argetuese sportive dhe rurale etj.
- Shkembimi i eksperiencave midis operatoreve turistike te dy aneve te bregdetit. ( tavolina pune, seminare, kontakte per te pare organizimin e puneve ne ambjetet e te dy paleve etj.)
|