|
|
Qendra e Ndërmjetësimit >>
KENI NJE MOSMARREVESHJE TREGTARE, KONTRAKTUALE APO TJETER?
ASNJE PROBLEM!
DREJTOHUNI TEK QENDRA E NDERMJETSIMIT
Ndërmjetsimi pranë Qendrës
-
është nje mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pa nevojën e ngritjes së një padie në Gjykatë
-
është një negocim midis palëve, i lehtësuar dhe drejtuar nga një person i tretë dhe i paanshëm, ndërmjetësi
-
Caktimi i ndërmjetësve është e drejtë parësore e palëve, të cilat bien dakord sipas parapëlqimit të tyre
-
përfundon me një marrëveshje të palëve, e cila është titull ekzekutiv, si çdo vendim gjykate
-
trajton kryesisht çështje tregtare dhe/ose kontraktuale, por dhe çdo çështje tjetër të dërguar nga palët
Individët apo subjektet preferojnë ndërmjetsimin sepse ai:
-
kursen kohë, para dhe energji për zgjidhjen e një mosmarrëveshje, në krahasim me një proçes gjyqësor
-
është tepër konfidencial dhe siguron plotësisht privacinë e palëve
-
orientohet kryesisht nga interesat ekonomike dhe morale të palëve, pa dëmtuar të tretët jashtë çështjes
-
ruan marrëdhëniet e mira miqësore midis palëve edhe në të ardhmen
-
mbart vlera të larta shoqërore, si arritje e mirëkuptimit të tyre, pa imponimin e një autoriteti të jashtëm
Qendra e Ndërmjetsimit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është ngritur në bazë të Ligjit nr. 9090, datë 26.06.2003, “Për ndërmjetsimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”
|
|
| |
| 2010 Durrės' Chamber of Commerce and Industry - Albania. All rights reserved. Terms of Use
and Disclaimer |
|
|