|
|
|
Vizat >>
Kushtet që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “Vizë dy vjeçare Shengen ” në Ambasadën Italiane, sipas shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare , në Ministrinë e Ekonomisë, nr.7984 prot. datë 02.11.2006, janë:
- Kopje e noterizuar e Licensës së ushtrimit të veprimtarisë si person i tatueshëm dhe NIPT-i.
- Vërtetim nga dega e Tatim - Taksave në rreth
- Për shlyerjen e detyrimeve tatimore të subjektit dhe
- Mbi kapitalin qarkullues të realizuar nga subjekti deri në momentin e aplikimit
- Vërtetim nga Dega e Doganave në rreth për shlyerjen e detyrimeve doganore të subjektit , deri në momentin e aplikimit
- Vërtetim nga dega e Sigurimeve Shoqërore në rreth, për shlyerjen e kontributeve të sigurimeve të subjektit, deri në momentin e aplikimit
- Kopje e dokumentave tregtare ( faturime, çdoganime, kontrata etj.) që vërtetojnë shkallën e aktivitetit të subjektit.
- CV të aplikantit dhe pozicioni që mbulon në subjekt.
Kërkesa për vizat 2 – vjeçare Shengen do të pranohen në një numër prej 2-3 vetësh për subjekt.
Në momentin e paraqitjes në Ambasaden Italiane aplikanti duhet të ketë me vete keto dokumente :
- Aktin e Themelimit
- Statutin
- Vendimin e Gjykatës
- NIPT-in
Si dhe duhet te jetë i gatshëm të plotësojë kërkesat që do t’i paraqiten nga Zyra Konsullore e Ambasadës Italiane. Plotësimi i këtyre dokumentave , sipas përfaqesuesve të Ambasadës Italiane, lehtëson marrjen e vizave afatgjatë për punonjësit e tjerë te kompanisë. Gjithashtu aplikanti, në kërkesën e dytë për vizë dy vjeçare Shengen, duhet të vërtetojë përdorimin efikas të vizës së parë dy vjeçare.
Shënim: Kërkesat për vizë dy vjeçare Shengen dorëzohen në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut Durrës
|
|
| |
| 2010 Durrės' Chamber of Commerce and Industry - Albania. All rights reserved. Terms of Use
and Disclaimer |
|
|